Korrupsioni, TI: Shqipëria, rënie me 18 vende. TIA: Luftë korrupsionit e pandëshkueshmërisë
Shqiperia peson renie te ndjeshme per Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, mes 176 vendeve, renditur në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.
Raporti i publikuar nga “Transparency International” thekson se kete vit Shqiperia renditet ne vendin e 113-te, duke rene keshtu me 18 vende ne renditje krahasuar me pozicionin qe mbante nje vit me pare.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Transparency International e rendit Shqipërinë në vend të fundit, e ndërsa përpara nesh janë vende që pavarësisht krizave politike, kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit.
Kosova është renditur në vendin 105-të, Kroacia nga vendi i 66-të ka kaluar në vendin 62-të, Bosnja nga 91-të në 72-të dhe Serbia nga 86-të në 80-të. Nderkohe qe Maqedonia ka mbajtur te njejtin vend, si nje vit me pare.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë me 90 pikë. Afganistani, Koreja e Jugut dhe Somalia, ashtu si edhe në vitet e tjera ndodhen në fund të listës.
Pas publikimit te ketij raporti, TIA ka dale ne nje prezantim per mediat, duke theksuar se referuar publikimit per indeksin e perceptimit te korrupsionit vendi yne, i klasifikuar si i fundit ne rajon shkon paralelisht me Etipoine, Guatemalen dhe Nigerine.
TIA ka apelur institucionet pergjegjese te merren masa te shpejta per permiresimin e treguesve, duke nisur qe nga lufta ndaj korrupsionit dhe ajo e kultures se pandeshkueshmerise.