E Martë, 3 Nëntor 2026

Operacioni “Borxhi”-Rrëmbyen një 30-vjeçar, Policia e Durrësit arreston 3 pengmarrësit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona pasi morën me forcë në automjet një 30-vjeçar.

Efektivët e qytetit bregdetar kanë ndaluar automjetin tip “BMW X5”, dhe kanë arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët kishin marrë peng 30-vjeçarin B.H.

Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.

Tre të arrestuarit po kërcënonin  30-vjeçarin që t’iu jepte 6 mijë paund, të cilën pretendonin se ua kishte detyrim njëri prej tyre për një çështje droge në kohën kur të dy këta persona kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu. 

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës. 

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›