E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngritja e monumentit jo ne qendrat urbane

Pas shpalljes së bocetit fitues, nga Këshilli Ndërministror, të monumentit për 100 vjetorin e Pavarësisë kureshtja më e madhe e të gjithëve është se ku do vendoset ky monument. Drejtori i  Galërisë Kombëtare njëherësh edhe kryetar i jurisë, Rubens Shima, bën me dije se artistët që në fillim kanë përjashtuar qendrat urbane për vendosjen e monumentit.

Ndërkohë që Shima na njeh edhe me disa prej opsioneve të mundshme ku mund të qëndrojë monumenti siç është sheshi para Tetarit të Kukullave apo Parku Rinia që ndodhet përballë galerisë së artëve.

Megjithatë fjalën e fundit për sheshin e Monumentit do të percaktohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me artistët fitues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›