Superliga feste te Skenderbeu zhgenjim dhe lot te Teuta

Festë te Skënderbeu, zhgënjim dhe lot te Teuta. Kjo është tabloja që paraqiti Superliga në javën e 23-të, që riktheu kampionët në fuqi në krye të klasifikimit. Vetëm 72 orë pasi humbi kreun në Vlorë, Skënderbeu tashmë vendos një dorë te titulli. Ndeshjet e turnit të luajtur në mesjavë kanë folur për korçarët, që kanë bërë detyrën, duke fituar 2-1 në shtëpi përballë Vllaznisë, por kanë përfituar edhe nga hapat fals të rivalëve direkt.
Në fakt, festa për triumfin kundër shkodranëve me golat e Xhafajt e Plakut ka marrë përmasa edhe më të mëdha pas lajmeve që vinin nga fushat e tjera, ku Teuta u mposht 1-0 nga Laçi, ndërsa Dinamo fitoi në mënyrë surprizë 3-2 derbin përballë Tiranës. Teuta, me mbrojtjen më të mirë të kampionatit u dorëzua pas supergolit të Vucajt, ndërsa në kryeqytet, pasi barazoi dy herë rezultatin, në minutat shtesë Dinamo shënoi edhe golin e tretë, me një 11-metërsh në shtesë nga kapiteni Kuli.
Në takimet e tjera, Tomori mposhti 3-2 Flamurtarin, Kastrioti triumfoi 1-0 në Peqin, Apolonia fitoi 2-1 me Bylisin, ndërsa me të njëjtat shifra fitoi edhe Kamza me Pogradecin. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga mbyllja e kampionatit, Skënderbeu kryeson me 50 pikë, Teuta e ndjek me 49, ndërsa Tirana është me e shkëputur me 46 pikë.