Londer 2012- Laboratori antidoping

Ndërkohë, presidenti i WADA-s, Xhon Fahej theksoi se “fakti që WADA akreditoi laboratorin antidoping të Lojërave në Londër 2012, tregon se ai do ti përgjigjet standarteve më të larta për analizat gjatë Olimpiadës dhe Paralimpiadës”.
Ish-ministri australian shtoi se “sportistët që mendojnë të përdorin doping duhet ta kenë të qartë se ekzistojnë shanse të mëdha që të kontrollohen gjatë aktivitetit të verës dhe se për të zbuluar mashtrimet sportive do të bëhet gjithçka që është shkencërisht e mundur”.
Laboratori i Londër 2012 ndodhet në Harlou, rreth 30 kilometra në veri të Fshatit Olimpik dhe ai është parashikuar të funksionojë 24 orë pa ndërprerje gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike. Kapaciteti maksimal është parashikuar 400 kontrolle në ditë.
Rreth 35 laboratore në të gjithë botën kanë marrë certifikatën e akreditimit nga WADA, institucion që ushtron kontrolle të rregullta cilësie për të garantuar kushte sa më optimale dhe kontrolle sa më të sakta në luftën kundër substancave të ndaluara.