Ngrohet Prishtina

Radiatorët e banesave të prishtinasve, nga mëngjesi i së martës, sërish janë ngrohur. 200 mijë euro të dhuruara nga Komuna e Prishtinës për “Termokosin” kanë bërë që në oxhakun e kësaj kompanie publike sërish të duket tymi. Ka dhjetë ditë që kjo kompani kishte ndërprerë furnizimin me ngrohje për shkak të problemeve financiare.
“Vendimi për rikyçje ka ndodhur pas ndihmës që Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka ofruar ‘Termokosit”, thotë Zana Efendia, menaxhere për marrëdhënie me publikun në “Termokos”.
Ajo sqaron se përveç 200 mijë eurove të Komunës, kompania ka siguruar edhe 100 mijë të tjera nga faturat me parapagesë.
Kjo është një zgjidhje e përkohshme për këto ditë të ftohta dimri.
Efendia sqaron se “Termokosi”, brenda ditës, furnizohet me 100 tonë mazut. “Kjo do të thotë se ky furnizim mbulon një javë furnizimin me ngrohje”, sqaron Efendia për Express. Ajo thotë se “Termokosi”, në këtë rast, ka bërë një përjashtim. “Janë rikyçur edhe konsumatorët të cilët ishin të shkëputur nga sistemi i ngrohjes për shkak të borxheve që kanë”, thotë Zana Efendia.
Nga 1 marsi, në Prishtinë nuk kanë pasur ngrohje nga “Termokosi”. Nga kjo ndërprerje kanë pësuar edhe disa institucione arsimore.
Nga ndërprerja e ngrohjes, disa shkolla në kryeqytet kanë zhvilluar mësim me orar të shkurtuar.
Arsim Gashi, zëvendësdrejtor i shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, tregon se procesi mësimor nuk është duke u mbajtur sipas plan-programit dhe për këtë, fajtor bën drejtuesit e “Termokosit”.
“Për shkak se nuk ka ngrohje, procesi mësimor është duke u zhvilluar më orar të shkurtër, sepse brenda objektit është shumë ftohtë dhe radiatorët janë akull”, thotë Gashi.
Për vendimin e ndërprerjes me ngrohje nga ana e “ Termokosit” ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Sipas këtij Këshilli, një veprim i tillë i bordit të “Termokosit” është skajshmërisht i papërgjegjshëm dhe mentalitet i tejkaluar.