FMN kritikon Shqipërinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e sheh me skepticizëm reformën e re që kërkon të ndërmarrë Qeveria shqiptare lidhur me amnistinë fiskale.
Në parim, FMN shprehet kundër, pasi ky hap shkel parimet e konkurrueshmërisë dhe prek evazionin fiskal, por, nga ana tjetër, sugjeron që nëse qeveria është vendosur ta zbatojë amnistinë, duhet të ketë kujdes me shkallën e zgjerimit të përfituesve.
“Amnistia fiskale kërkon administratë dhe ligje të forta”, mësohet të ketë thënë shefi i misionit, Gerwin Bell.
Këto rekomandime, misioni i FMN-së i ka dhënë gjatë takimit me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Financa, ku është diskutuar, ndër të tjera, edhe për amnistinë fiskale. Mbledhja e zhvilluar pa praninë e medies është fokusuar gjithashtu të çështja e borxhit, stabiliteti ekonomik dhe parametrat e buxhetit të ri.
Në fillim të diskutimit, shefi i misionit Bell është shprehur kundër amnistisë, duke pasur parasysh rastet e fundit kur qeveria lejoi faljen e gjobave. Por, ndërhyrja e deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për falje gjobash, por për legalizim asetesh, ka marrë mirëkuptimin e shefit të misionit.
Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për legalizimet e fshehura, të cilat do të mund të deklarohen përmes pagesës së një takse, Bell ka shprehur rezerva që lidhen me miradministrimin e procesit nga administrata fiskale dhe roli i kuadrit ligjor.
Në politikat e saj, FMN është shprehur gjithnjë kundër amnistisë fiskale, duke e lidhur me faktin e lejimit të avionit fiskal.
Rasti i fundit është i Moldavisë, e cila e zbatoi amnistinë, edhe pse FMN u shpreh kategorikisht kundër, ndërsa rezultati doli pozitiv.
Gjithashtu objekt diskutimi ka qenë edhe çështja e borxhit të lartë.
Bell ka ripërsëritur suksesin e Qeverisë shqiptare sa i takon menaxhimit të krizës ekonomike, duke pasur një rritje të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por nga ana tjetër ai ka sugjeruar marrjen e një sërë nismash sa i takon uljes së borxhit. Shefi i FMN-së, po ashtu, ka përshëndetur reduktimin e buxhetit 2010, si veprim që reflekton te deficiti, si dhe ka theksuar edhe një herë rëndësinë që ka ulja e borxhit. Misioni kërkoi kujdes edhe me tregun vendas, në mënyrë që të mos krijohen presione për kreditimin e biznesit dhe individëve.