E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohja globale, Gjermania sa kontradiktore

Gjermania eshte emetuesi i gjashte me i madh ne bote i gazeve serre. Ajo prodhon disa nga makinat me te shpejta dhe me ndoteset. Po ashtu, eshte kunder kufijve te shpejtesise per reduktimin e emetimeve te dioksidit te karbonit dhe po zevendeson energjine berthamore me termocentralet. Megjithate, vendi i trete me i industrializuar i botes gezon nje popullaritet si vend lider ne luften kunder ndryshimit te klimes. Ndaj dhe do te jete nje aktor kyc ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara per Klimen, qe nis punimet sot, ne ishullin indonezian te Balit. Pavaresisht nga kontradiktat, ligjet nismetare te Gjermanise per energjine e rinovueshme jane kopjuar gjeresisht dhe me shume se gjysma e energjise diellore ne bote prodhohet ne vendin e Evropes Veriore, edhe pse shpesh mbulohet nga nje mjegull e dendur.
Pra, a ben Gjermania perpjekje te mjaftueshme ne luften kunder ndryshimit te klimes globale? "Natyrisht qe jo, perballe rrezikut qe ekziston. Eshte e qarte se asnjehere nuk mund te besh te mjaftueshmen per te luftuar kunder ndryshimit te klimes", deklaroi ministri i Jashtem gjerman, Frank-Ualter Shtainmajer ne nje interviste per agjencine Reuters. "Por lideret politike kane gjetur nje plan realist zbatimi per mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve te dioksidit te karbonit dhe nuk jane terhequr thjesht duke pershkruar skenare tmerri. Mendoj se ne Gjermani jemi ende shume ambicioze per kete", deklaroi Shtainmajer.
Kancelarja Anxhela Merkel dhe Shtainmajer, i cili tashme mban edhe postin e zevendeskancelarit, shnderruan ndryshimin e klimes si ceshtjen kryesore gjate presidences gjermane per vitin 2007 te Grupit te 8 Vendeve te Industrializuara te Botes (G8). Ata mbeshtesin fuqishem perpjekjet ne Bali per zevendesimin e Protokollit te Kiotos per frenimin e ngrohjes globale. Me kembenguljen dhe nxitjen e Gjermanise ne samitin te fundit te G8-es ne Hailigendam, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleate te tjera te industrializuara rane dakord lidhur me nevojen e uljes "se ndjeshme" te emetimeve te gazeve ndotese, si hap i domosdoshem drejt ngadalesimit te ngrohjes globale, pasi Uashingtoni "mbyti" shpresat e evropianeve per permbushjen e nje objektivi per uljen deri ne 50 per qind te emetimeve deri ne vitin 2050. "Koha po perfundon... gjithkush duhet te kontribuoje", deklaroi dje Merkel ne nje fjalim te perjavshem. "Eshte detyre e cdo vendi te marre masa. Ne Gjermani duam te vendosim nje shembull te mire", shtoi Merkel, te cilen shpesh mediat gjermane e quajne "Klimakanzerlin" (Kancelarja e Klimes).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›