E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti. Holande, Itali e France ne Grupin C!

Eshte hedhur dje ne oren 12:00 ne Lucerne te Zvicres shorti, qe ka grupuar 16 skuadrat e kualifikuara per ne fazen finale te Euro 2008 ne kater grupe. Mjaft interesante paraqitet situata ne grupin C, ku tre pretendente, si Holanda, Italia dhe Franca do te shoqerohen nga Rumania ne luften per dy vendet e para. Kampionia ne fuqi, Greqia, do te perballet me tre ekipe, ne gjendje per te kaluar grupin, si Spanja, Suedia dhe Rusia.
Nuk kishte si te niste me keq per Holanden, Italine dhe Francen, qe do te perballen me vetem dy bileta kualifikimi per ne cerekfinalet e kompeticionit. Shto ketu edhe Rumanine, kuarteti i grupit C behet me i ethshmi. Trajneri i Italise, Roberto Donadoni, e ka pritur mjaft i qete verdiktin e shortit, ndersa ai francez, Domenek, eshte dukur mjaft i nervozuar, duke lene sallen e shtypit, pa iu pergjigjur pyetjeve. Mjaft ironik trajneri rumun. Picurka e ka cilesuar grupin si mjaft te lehte(?!). Gjermania ka nje short relativisht te lehte, ku Kroacia dhe Polonia jane pengesa e vetme e tyre, pasi Austria nuk eshte ne nivelin e duhur prej vitesh.

Grupi A
Zvicer
Ceki
Portugali
Turqi

Grupi B
Austri
Kroaci
Gjermani
Poloni

Grupi C
Holande
Itali
France
Rumani

Grupi D
Greqi
Suedi
Spanje
Rusi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›