E Shtunë, 31 Tetor 2026

Show televiziv qe dhuron martese ne SHBA

UASHINGTON - Nje emision i ri nis keto dite ne nje nga kanalet televizive amerikane. Nje reality show, i cili premton t’i jape jete nje martese mes emigranteve, te cilet jane ne kerkim te nje leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me pas per te perfituar qytetarine amerikane. Titulli i reality show do te jete: “Kush do te martohet me nje qytetare amerikane”. Shoqeria qe do e organizoje kete emision do te jete “Morusa Media”, me qender ne shtetin e Arizonas, ka vene ne shenjester te emisioneve emigrimin dhe veshtiresite e tij. Show eshte frymezuar nga nje tjeter emision televiziv: “Dating Game”, i nisur ne vitet ’60, por qe ka vazhduar per dhjetera vite me radhe dhe ndihmonte njerezit per te gjetur shpirtin e tyre binjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›