E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohja globale, shkencetarët kërkojnë të ftohin Tokën!

AFRIKË- Një një konferencë për klimën mbajtur në Afrikën e Jugut është diskutuar marrja parasysh e mundësisë për një ndërhyrje rrënjësore gjeo-inxhinierike për të ftohur Tokën, në mënyrë që të ndalohet ngrohja globale.

Shkencëtarët sygjerojnë që rrezet e diellit që drejtohen për në Tokë, të reflektohen sërish në hapësirë, përpara se të godasin sipërfaqen e Tokës. Një efekt i tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik, pasi brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 vjetëve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dyoksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave, transmeton portali Editorial.

Ndërkohë që shkencëtarët hedhin hipoteza askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë se cilat mund të ishin efektet anësore.  Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA-ja e Italia, kërkohet të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›