E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngrohja në shkolla – Bashkia e Tiranës, në dispozicion baza materiale për ngrohjen

Edhe në kryeqytet temperaturat kanë shënuar rënie, duke bërë që në institucionet arsimore t’i kushtohet më tepër vëmendje ngrohjes, e cila në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e zonave urbane realizohet kryesisht me kaldaja me peletë.

“Ndezja e kaldajave ka nisur që në muajin nëntor, por kemi marrë masat më herët. Aktualisht është e siguruar e gjithë baza material për të garantuar ngrohjen e institucioneve arsimore deri në muajin mars”, tha Rozafat Sopaj.

Sipas drejtorit të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës nuk mungojnë rastet e avarive.

“Ekipet tona janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo rasti të avarive. Ne kemi një koordinim shumë të mirë edhe me administratorët e shkollave, të cilët na njoftojnë për rastet kur ka problematika”, tha Sopaj.

Bashkia e Tiranës ka 300 institucione arsimore, prej të cilave 188 shkolla.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›