E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon argjinatura e Darragjatit – Ndërhyrja ishte emergjente, mbron tokat nga vërshimi i ujit

Punimet për krijimin e barrierave mbrojtëse në Darragjat të njësisë administrative Dajc nisën 1 muaj më parë. Sipas firmës së kontraktuar këto punime kishin afat 2 mujor. Mirëpo ato përfunduan në këtë fillim muaj.

Kjo si shkak i frikës nga reshjet e shiut dhe përmbytjet e mundshme. Investimi u krye nga bordi I kullimit me kërkesë të bashkisë Shkodër. Sipas banorëve të Dajcit ndërtimi I këtyre argjinaturave u krijon më shumë siguri banorëve duke bërë të mundur mbrojtjen nga vërshimi I ujit

Argjinatura e Darragjatit u dëmtua së pari në përmbytjet e vitit 2011 e më pas në ato të vitit 2018. Nevoja për të ndërhyrë ishte emergjente. Ndërtimi i 4 penelave me gurë të mëdhenj në formën e barrierave synim të parandalojë përmbytjet në zonë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›