"Ngrohje me teknologji moderne ne shkolla, kopshte, cerdhe"
Luljeta Ndoka
Me nje investim prej rreth 10 milione lekesh, ka nisur rikonstruksioni i cerdhes nr.15 te Tiranes. Projekti i rikonstruksionit teresor te saj parashikon nder te tjera edhe nje shtese, ne menyre qe te krijohen ambiente sa me te pershtatshme per femijet si dhe rritjen e kapaciteteve te tyre. I pranishem ne ceremonine e nisjes se punimeve, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, e vleresoi kete investim si mjaft modern e me parametra evropiane. "Ne cerdhen nr. 15 ku ndodhemi sot, do te nise nje rikonstruksion i cili ne pjese te vecanta mund te themi se do te ngertheje te gjithe teknologjine e ndertimit te historise se njerezimit. Do te heqim kallamat me te cilet eshte bere tavani, do t'i zevendesojme me teknologji moderne e te sigurt te ndertimit dhe izolimit nga i ftohti dhe lageshtira. Do te ndryshoje teresisht planimetria, per te bere te mundur rritjen e kapacitetit nga 70 ne 80 femije si dhe do te permiresohen 100 per qind kushtet hidrosanitare dhe e gjithe cerdhja do te shtrohet me parket"- u shpreh Kryebashkiaku Basha. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka theksuar se sistemi i ngrohjes i cili po instalohet ne te gjithe cerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranes, do te ece me ritme te shpejta, ne menyre qe i gjithe sistemi parashkollor dhe shkollor i qytetit te Tiranes te kete 100 per qind ngrohje, deri fillimin e vjeshtes se vitit te ardhshem. Ne sistemin e ri te ngrohjes, karburanti do te zevendesohet me materiale te riciklueshme. "Ne po e bejme kete investim te vonuar e te munguar, teresisht me fondet e Bashkise se Tiranes, po e bejme duke perdorur nje teknologji e cila mundeson ngrohjen e hapesirave parashkollore, cerdheve, kopshteve dhe shkollave, me nje kosto sa gjysma e asaj qe eshte perdorur deri me sot, duke zevendesuar karburantin e djegshem me materiale te riciklueshme (peletat) dhe ne kete menyre i sherbejme edhe ambientit por i sherbejme edhe me nje kosto me te ulur, duke perdorur me me shume "nikoqirllek" parate e taksapaguesve te Tiranes, duke siguruar kete standard i cili duhej te ekzistonte prej kohesh ne Tirane dhe qe eshte nje domosdoshmeri, kur flasim per Tiranen moderne dhe evropiane, ambiente te ngrohura ne te gjithe sistemin parashkollor dhe shkollor te qytetit te Tiranes", theksoi kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha. Rikonstruksioni i kesaj cerdheje do te kryhet brenda 6 muajsh. Femijeve te cerdhes nr.15 do t'u sherbehet ne tre cerdhe te tjera, ne nje largesi prej afro 600 m nga kjo cerdhe, cerdhja 26 dhe 16 dhe 56. Projekti i rikonstruksionit te ketyre cerdheve parashikon permiresimin e planimetrise ekzistuese ne riorganizimin e ambienteve te brendshme te cerdhes, duke mundesuar krijimin e ambienteve te argetimit, te fjetjes, kuzhines, lavanderise, dhomen e mjekut, te psikologut, etj.