Kartat e studentit, sportelet qendrojne hapur edhe ne fundjave
Zyrat e aplikimit dhe te terheqjes se Kartave te Studentit do te qendrojne te hapura edhe gjate fundjaves. Lajmin e ka bere te ditur Drejtoresha e Marredhenieve me Publikun, ne Bashkine e Tiranes, Alma Marku. Ajo u ka bere thirrje te gjithe studenteve qe te vijojne aplikimin per Karten e Studentit si dhe ata qe kane aplikuar dhe nuk i kane marre ende, te terheqin kartat, e printuara tashme. "Deri tani kane aplikuar prane Bashkise se Tiranes dhe neper universitete, 1981 studente. Aktualisht, jane shperndare rreth 1000 karta studenti. Mbi 500 Karta jane prane Bashkise se Tiranes dhe presin te terhiqen nga studentet", u shpreh Marku. Sipas saj, per t'u ardhur sa me shume ne ndihme studenteve qe ndoshta gjate diteve te javes jane te zene me programet e tyre mesimore, sporteli per aplikimin dhe terheqjen e tyre do te jete i hapur dhe diten e shtune e te diel, nga ora 9 deri ne 16.00, nderkohe qe ne mes te javes se ardhshme, do te mberrije edhe pjesa tjeter e Kartave te Studenteve qe kane aplikuar deri me tani. Deri tani bashkia ka nenshkruar nje numer marreveshjesh me zinxhir supermarketesh, me operatore financiare, banka dhe se shpejti pritet qe te nenshkruaje marreveshje edhe me rrjetet e telefonise celulare, madje edhe me bankat e nivelit te dyte. Basha deklaroi pak dite me pare, se te gjitha institucionet publike qe jane kontaktuar, kane dhene diskonto te ndryshme, deri edhe ne hyrje. Pra, sipas tij procesi po ecen shume mire, madje shprehu interesin edhe per shperndarjen e kartave te studentit edhe per studentet e shkollave te larta jopublike.