E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngushëllon Berisha, shpërthen PS: Bashkëpunëtor i krimit

Kryeministri pati një takim me kreun e kësaj drejtorie, Ahmet Premçi dhe funksionarë të tjerë ku pasi ngushëlloi ata për humbjen e katër kolegëve në masakrën e Durrësit bëri thirrje për zero tolerancë ndaj krimit.

Por kjo duket se ka nxehur gjakrat në selinë rozë ku në një reagim të ashpër zonja Dade ka akuzuar kryeminstrin se bashkëpunon me kriminelë të rrezikshëm.

“Thirrjet për zero tolerancë ndaj krimit nuk kanë kuptim pasi vetë Berisha bashkëpunon me kriminelë të rrezikshëm”, u shpreh Dade.

Më tej ajo vijoi të theksonte se “tragjedia e Durrësit është një kapje e shtetit nga korrupsioni dhe se kryeministri duhet të japë llogari për të”.

“Berisha bashkëpunoi me krimin edhe në zgjedhjet parlamentare ku liroi kriminelë nga burgjet. Ne kemi prova dhe fakte për çka flasim, të cilat ua kemi bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve”, përfundoi zonja Dade reagimin e saj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›