E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fitorja kudo, ne kemi fituar dhe në Tiranë!

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot në mbëmje prezantimin e gjerdanit sikurse e ka cilesuar ai, të prezantimit të kandidatëve fitues të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Duke shprehur entuziasmin, kreu opozitar prezantoi dhe kryetaren e Bashkisë së Konispolit Mimoza Arapi, ndërsa theksoi se tashmë një tjetër grua, përfaqësuese e nderuar dhe e respektuar, ka marrë votën e qytetarëve, për ta kthyer në të vetmen rrugë, atë që për 4 vite, ishte nën drejtimin e të vetmes rrugë të dështuar.
 

Rama tha më tej se çdo orvajtje e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin është më se e gabuar, pasi kjo forcë ka korrur fitore kudo, sikurse dhe në Tiranë.
 

Në komunikimin e radhës me median, Rama lëshoi apelin për uniformat blu, për të qënë të paanshëm.
 

“Ne duhet të jemi të qetë dhe ta ndjekim me shqetësimin e arsyeshem, atë që po ndodh në Tiranë dhe ne e kemi nën kontroll territorin ku po zhvillohet numerimi i vështirësuar për shkak te një skeme te dështuar dhe për tu dhenë njerezve idenë e gabuar se në të është një garë kokë më kokë. E vërteta e thejshtë është se në Tiranë ne kemi fituar dhe në qendrat e votimit ka një qendrim të hekurt për të numëruar çdo votë” tha më tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›