Nicki Minaj, ngritet në këmbë për Melindën

Melinda Ademi nga Kosova, po garon në një nga spektaklet më prestigjioze dhe më të shikuara në Amerikë, "American Idol".
Në edicionin e dymbëdhjetë të këtij spektakli, Ademi mbrëmë pati paraqitje dinjitoze. Performimi i këngës "Price Tag" nga Melinda, bëri që anëtarja e jurisë, e famshmja Nicki Minaj, të ngritej në këmbë për të duartrokitur.Ky është rikthimi i saj, pas paraqitjes së suksesshme dy vite më parë në "American Idol". Melinda Ademi, 19 vjeçare, e cila ka qenë refugjate në kampet e Maqedonisë, së bashku me prindërit e saj iu largua luftës ne Kosove në vitin 1999 dhe tani jeton ne New Jersey. /Indeksonline/