Nicola Di Bari si John Lennon dhe Pink Floyd.
Battisti dhe Pink Floyd, në "listën e zezë" të regjimit argjentinas
Kënga "Mia" e artistit italian, ka figuruar ndër 200 të ndaluarat e regjimit ushtarak që qeveriste Argjentinën në vitet 1976-1983. Lajmi ka dalë nga një arkiv "i deklasifikuar" dhe është bërë publik nga Komiteti Federal i Radiodifuzionit Argjentinas (Comfer).
Nicola di Bari, fjalët e të cilit do të konsideroheshin nga diktatura "jo të përshtatshme për shërbimin e radiodifuzionit kombëtar", nuk ishte i vetmi artist italian i censuruar. Bashkë me të edhe Gino Paoli ("La donna che amo"), Claudio Baglioni ("Piccolo grande amore"), Lucio Battisti ("E penso a te"), Toto Cutugno ("Sì"), Umberto Tozzi ("Ti amo") dhe "Tanti auguri" i Boncompagni e Pace, kënduar nga Raffaella Carrà. Tekstet e tyre ishin shumë pa paragjykime, "anti të krishtera dhe antiperëndimore". Disa (jo pak) nga viktimat e tjera të kësaj censure ishin: Donna Summer, Rod Stewart, i Queen, Joan Baez, Pink Floyd, "Kokainë" në variantin e Eric Clapton-it, braziliani Roberto Carlos dhe "Kiss Kiss Kiss", i Yoko Ono-s, e përfshirë në albumin e fundit të John Lennon-it.
Të censuruar edhe shumë artistë spanjollë si, Joan Manuel Serrat, Camilo Sesto apo José Luis Perales. Në tekstet e tyre ka vargje të dyshimta kundër regjimit. "Në vitet kur diktatura kishte të drejtën e vendosjes për jetën dhe vdekjen e njerëzve - shkruan shtypi argjentinas - nuk ishte e mundur, edhe në formë poetike, të flitej për dashuri të çmendura..."
"Askush nuk e kishte trajtuar çështjen në mënyrë institucionale. Për ne është një zbulim kulturor", - ka deklaruar presidenti i Comfer-it Gabriel Mariotto, duke shpjeguar se qëllimi i tij është që të hapë arkivat, të cilët deri tani kanë qenë "sekretë".