E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niebel Ritmet e afrimit me BE-ne jane ne dore te Shqiperise

DW Zoti Minister axhenda e vizites suaj ne Tirane ka nderthurrur ekonomine dhe politiken. Jeni takuar me homologun tuaj shqiptar z. Naco por edhe me drejtuesit politike kryeministrin Berisha dhe liderin e opozites Rama. Cfare domethenie ka kjo vizite dhe cfare rezultatesh prisni prej saj

Dirk Niebel Ne te gjithe programin e kesaj vizite takimet bisedat jemi perqendruar ne ceshtje te bashkepunimit ekonomik mes Gjermanise dhe Shqiperise qe kjo e fundit te kete mundesi te pershpejtoje ritmet e progresit te perafrimit me strukturat dhe vlerat e BE-se. Natyrisht ceshtjet e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve jane te lidhura ngushte me situaten politike me aspektet sociale etj. pra te gjitha lidhen me bashkepunimin ekonomik per zhvillim. Ne kete kontekst ne bisedat qe zhvillova me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama i keshillova qe te rihapin sa me pare dialogun politik. Afrimi me BE-ne eshte nje proces ku rendesi nuk ka vetem zhvillimi ekonomik por edhe pervetesimi i kultures politike europiane i vlerave te saj. Dialogu politik eshte pjese e ketyre vlerave i vlerave te komunitetit te BE-se ku Shqiperia aspiron te anetaresohet. Ne kete kuptim dialogu politik e con Shqiperine drejt te qenit edhe ajo pjese e vlerave te ketij komuniteti.

DW Perderisa bashkepunimi ekonomik gjermano- shqiptar ne fund te fundit synon pershpejtimin e ritmeve te perafrimit te Shqiperise me strukturat e BE-se a i frenon keto ritme madje edhe bashkepunimin dypalesh mungesa e dialogut politik qeveri- opozite

Dirk Niebel Gjermania bashkepunon me Shqiperine tanime prej nje kohe te gjate. Ky bashkepunim udhehiqet nga i njejti qellim i perbashket mbeshtetja e Shqiperise ne rrugetimin e saj drejt BE-se. Por ritmet e afrimit me BE-ne jane krejtesisht ne dore te Shqiperise. Pasi theksoj perseri BE-ja nuk eshte vetem nje komunitet ekonomik por ne rradhe te pare nje komunitet vlerash. Dhe per te qene pjese e tij nje nder kushtet paraprake eshte bashkepunimi mes forcave politike bashkeveprimi mes qeverise dhe opozites. Natyrisht te dyja palet duhet te gjejne rruget dhe menyrat per te bashkepunuar.

DW A eshte kjo vizite nje sinjal inkurajues per ta thelluar bashkepunimin dhe per te ecur drejt afrimit me kulturen politike te BE-se

Dirk Niebel Teresia e sfidave qe Shqiperise i eshte dashur te perballoje qe te vazhdoje procesin e perafrimit me BE-ne e kane sjelle Shqiperine ne nje pozicion te tille qe te deshmoje per nje perparimin te spikatur nder vendet e Ballkanit Perendimor qe aspirojne integrimin europian. Natyrisht ky konstatim mbeshtetet ne startin e fillimit ne ate qe Shqiperia doli nga nje diktature e eger komuniste nga nje situate qe do ta krahasoja me epoken e gurit. Por Brenda 20 viteve Shqiperia beri progres ekonomik dhe spikati ne kontekstin rajonal. Vizita ime ne Tirane eshte nje sinjal inkurakues per thellimin e bashkepunimit dhe pjesemarrjen e investitoreve private gjermane dhe rivendosjen e dialogut politik. Pra Gjermania ka vullnetin politik te vazhdoje bashkepunimin ekonomik permes projekteve per zhvillim ne sektore te tille kyc si energjia apo infrastruktura projekte qe ne total deri tani kane arritur shifren e 1 miliard eurove. Sa me i madh dhe i suksesshmem te jete ky bashkepunim ekonomik per zhvillim mes dy vendeve aq me i madh do te jete interesi i investitoreve private gjermane per te investuar ne Shqiperi. Shqiperia rezulton nje vend mjaft terheqes per investimet e huaja. Klima qe nxit investitoret e huaj private te vijne ne Shqiperi presupozon transparence shtet ligjor lufte kunder korrupsionit. Investimet private perbejne nje fokus te bashkepunimit te Gjermanise me Shqiperine ne te ardhmen.


Intervistoi Ani Ruci/ Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›