Nis stabilizimi i bursave
Në vazhden e luhatjeve te shumta te cmimit te aksioneve, Dow Jones eshte rritur me 61 pike, e po keshtu me ngritje u mbyll edhe indeksi tjeter NASDAQ. E premtja e zeze per tregjet aziatike i solli atyre renie te ndjeshme, ndersa nuk la pa prekur edhe tregjet europiane.
Sa per ato amerikane, luhatjet ishin te medha, por ne perfundim u shenua rritje pas lajmeve se Italia do të përshpejtojë zbatimin e një pakete masash shtrënguese ekonomike për të balancuar buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar.
Te premten, një raport i ri i qeverisë amerikane tregoi një përmirësim të vogël në shkallën e papunësisë për muajin korrik, duke arritur shifrën 9.1 për qind. Megjithatë, ekonomia amerikane, më e madhja në botë shtoi vetëm 117.000 vende të reja pune muajin e kaluar, shifër shumë më e ulët se sa numri i nevojshëm për një rritje të qëndrueshme.