E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niebeli ne mision ndermjetesimi

Shpesh here me ze te ngjirur thuajse si duke u perbetuar kryeministri robust 66 vjecar deklaron bdquoShumica eshte e vendosur qe te respektoje voten e cdo qytetari shqiptar.

Por jo kushdo i beson kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha. Qysh prej dy vjetesh - kaq kohe kane kaluar nga zgjedhjet e fundit parlamentare - ne Shqiperi praktikisht nuk behet politike per qytetaret sepse politikanet jane teresisht te preokupuar me akuzuat ndaj njeri-tjetrit per manipulim ne zgjedhje. Grindja e kampeve te medha politike arriti kulmin ne fillim te vitit me trazira te pergjakshme me kater viktima. Ata qe shpresuan se tashme eshte tejkaluar turbullia e zgjedhjeve lokale te majit u zhgenjyen. Shqiperia eshte larg kushteve normale politike.

Nje ring boksi

Kryeqyteti Tirana te le pershtypjen e nje ringu boksi ne te cilin dy gjaknxehte karizmatike thuajse me te njejten ritem e bllokojne njeri-tjetrin sepse ata nuk mund te fitojne dhe as nuk mund te humbin. Nga njera ane qendron Sali Berisha dikur nje kardiolog dhe mjeku i diktatorit te fundit Enver Hoxha i cili e mbajti Shqiperine per disa dhjketevjecare te izoluar. Berisha eshte sot ne krye te partise demokratike ne pushtet. Nga ana tjeter Edi Rama 47 vjecar pofesor arti dhe ish-basketbollist per vite me radhe kryebashkiak i Tiranes dhe kryetar i socialisteve. Ai nuk do te jete humbes

bdquoShqiperia ka nevoje per shembullin dhe fuqine e jashtezakonshme te Tiranes. Eshte dita te flisni me vote per papunesine cmimet padrejtesine dhe rrenat e pafundme qe i degjoni per vite me rradhe.

Te gjithe duan te fitojne

Kushdo do te fitoje askush nuk do te jete i humbur. Ky eshte ne te vertete problemi i Shqiperise. Vetedija se duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve edhe kur ai eshte me diference te ngushte mungon. Pasoje kjo e manipulimeve per vite me radhe te zgjedhjeve ne vitet 90-te dhe nje trashegimi e diktatures me te ashper ne Evrope qe sundoi ne Shqiperi deri ne kohen e ktheses ne 1990/91.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i zhvillimit Niebel ne nje konference shtypi

Nje studente ne Tirane mendon Politikanet duhet te mendojne me shume per studentet per punesimin per trajnime pra kerkojme dicka te re qe te ofrohen ne rradhe te pare vende pune sepse mbarojme shkollen dhe skemi ku te punojme. Shpresojme tek nje ndryshim qe te jete per mire. Rinia mbahet si leva e nje shoqerie. Ne duam te jetojme ketu dhe prandaj mendojme per nje jete me te mire.

Por per kete shanset jane tani me keq se kurre. Nga Brukseli vazhdimisht behet thirrje qe me ne fund ti vihet gishti kokes dhe te cohet perpara ekonomia. Nje inxhiniere e re qe kerkon pune prej disa muajsh thote bdquoPolitikanet duhet te ndryshojne sepse eshte shume keq ketu ne Shqiperi. Ne kerkojme pune shkolla dhe rruge te mira.

Per kete pret me kot edhe miku i saj Eshte shume e veshtire ne Shqiperi shkolle pune tani ne kemi shume te papune.

Deri tani politika e bllokuar ka bere pak perpjekje per ta ndryshuar kete. Perkundrazi pas trazirave te ashpra ne fillim te vitit investitoret e huaj u terhoqen. Dhe padurimi i te rinjve shqiptare po shtohet gjithnje e me shume Ne duam qe Shqiperia te behet si gjithe Europa. Tani ne jemi me te fundit ne Europe jemi me te varferit thote nje i ri.

Dirk Niebel do te perpiqet te arrije ate qe nuk e kane arritur deri tani nepunes te larte nga Brukseli - uljen e te dyja kampeve te armiqesuara ne nje tryeze. Bashkepunimi ne vend te armiqesive. Te rinj shqiptare nese i pyet se ku do te preferonin te ishin tani

bdquoNe Gjermani sepse Gjermania eshte vendi me i mire ne Evrope atje ka me shume rend. E keshtu eshte me mire.

Nje fjali kjo qe Dirk Niebel do ta degjoje shpesh - por me kete nuk mund mund tu ndihmohet shqiptareve.

Autor Andreas Meyer Feist/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›