E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje per heqje bllokadash ne veri - Qeveria e Kosoves kunder

Tensionet ne veri te Kosoves vazhduan nente dite me radhe perderisa mengjesin e se merkures magjistralja Mitrovice - Rashke pikerisht ne fshatin Rudare te komunes se Zvecanit u gdhi me nje kryq shtate metersh. Kryqi i vu nga serbet lokal sipas te cileve ate do ta shenjteronte peshkopi i Rashkes dhe i Prizrenit Teodosije nje lajm ky te cilin e demantoi Kisha Ortodokse serbe ne Kosove. Perderisa igumani i Manasitirt te Decanit Sava Janjiq tha per Deutsche Wellen se bdquoKryqi eshte vene pa bekimin e kishes dhe peshkopi Teodosije nuk ka asnje lidhje me venjen e kryqit e aq me pak te shenjterimit te tij.

Draftmarreveshje e KFOR-it me perfaqesuesit serb

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga barrikadat serbe ne RudareLargimi i protestuesve serb nga barrikada ne Rudare ishte parakusht per takimin e te merkures mbrema ne mes te komandantit te KFOR-it Erhard Buumlhler me shefin e ekipit negociator per bisedime me Kosoven Borislav Stefanoviq i cili ka kerkuar nga protestuesit qe te mundesojne kalimin e lire te ushtareve te KFOR-it.

bdquoGjate ketij takimi te mbajtur ne oret e vona te se merkures gjeneralmajori Erhard Buumlhler dhe te dy zyrtaret e larte serb Stefanoviq dhe Bogdanoviq kane arritur nje marreveshje ne te cilen parashihet qe ne pikat kufitare 1 ne Jarinje dhe 31 ne Bernjak sistemi i tanishem i kontrollit te vazhdoje i pandryshuar deri ne mes te shtatorit qe veturat kamionet me peshe deri ne 3.5 tone dhe kamionet qe transportojne ndihma humanitare perfshire edhe ushqimin te kalojne pas identifikimit dhe kontrollit per arme si dhe te behet largimi i bllokadave rrugore dhe rivendosja e lirise se qarkullimit behet e ditur ne komunikaten e KFOR-it sipas se ciles per bisedimet komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plote e te gjitha institucioneve te perfshira. Nga ana tjeter Stefanoviqi dhe Bogdanoviqi do ta koordinojne marreveshjen me presidentin e Serbise Boris Tadiq dhe autoritetet tjera te involvuara nga pala serbe.

Draftmarreveshja e papranueshme per qeverine e Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto kryeministri i Kosoves Hashim Thaci Pak kohe pas publikimit te draftmarreveshjes se permbledhur ne tri pika te arritur ne mes te gjeneralit te KFOR-it Erhard Buumlhler dhe zyrtarit serb Borislav Stefanoviq qeveria e Kosoves e ka vleresuar ate si te papranueshme.


Qeveria e Republikes se Kosoves duke respektuar ne ploteni Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves si shtet sovran i pavarur e autonom ne vendimmarrje njofton opinionin publik vendor dhe nderkombetar se kjo draftmarreveshje eshte e papranueshme per Qeverine e Republikes se Kosoves dhe e parealizueshme ne territorin e Republikes se Kosoves. Qeveria e Kosoves mirepret perpjekjet e KFOR-it per zhbllokimin e rrugeve dhe krijimin e nje ambienti te sigurt per te gjithe qytetaret e Kosoves. Por per Kosoven nuk do te kete kthim ne gjendjen e para 25 korrikut dhe Qeveria e Kosoves do te respektoje ne perpikmeri masat e reciprocitetit me Serbine thuhet ne komunikaten e qeverise e cila vie si kunderpergjegje ndaj marreveshjes se KFOR-it me perfaqeuesit serb.

KFOR Serbet mbahen ne barrikada perkunder vullnetit te tyre

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga demonstratat ne veri te KosovesDje pasdite nga baza amerikane e KFOR-it ne Bondstill eshte leshuar nje komunikate tjeter me permbajtje te pazakonte.

Serbet lokale ne barrikadat e vendosura ne veri po mbahen perkunder vullnetit te tyre nga paramilitare dhe udheheqes lokale te krimit. Disa prej protestuesve bejne me dije se ata merrnin pjese ne kete bllokade perkunder vullnetit te detyruar nga struktura te caktuara paralele radikale dhe udheheqes lokale te krimit te organizuar. Burra gra femije dhe nje prift ortodoks serb ishin pozicionuar para bllokades se rruges thuhet nder te tjera ne kete komunikate me ane te se ciles opinioni publik njoftohej se komandantit te Grupit Shumekombesh -Lindje kolonelit Majkell Shvarc i eshte bere me die ky fakt gjate bisedes me protestues ne vendin e ngjarjes.

Qeveria e Kosoves i mban si pergjegjes direkt te tensioneve ne veri te dy perfaqesuesit e qeverise se Serbise dhe sipas tij bdquoBorisllav Stefanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi jane te vetmit zyrtare ne Evrope te cilet ne menyre klandestine rrine ne Kosove per te motivuar serbet per aktivitete te jashteligjshme.

Autore Ajete Beqiraj

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›