E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, 10 të vdekur nga një seri shpërthimesh

Të paktën 10 persona janë vrarë në një seri shpërthimesh në Kano, qyteti më i madh në veriun musliman të Nigerisë, njoftojnë zyrtarë të policisë.

Dëshmitarë thanë se shpërthimet tronditi edhe një rajon fqinj kristian, i cili është sulmuar më parë nga militantët e grupit islamik, Boko Haram.

Policia bëri të ditur gjithashtu se një numër i konsiderueshëm njerëzish mbetën të plagosur nga shpërthimet, që ndodhën në orët e vona të së hënës. Shpërthimet në një stacion autobusi në mars vranë më shumë se 20 persona në Kano.

Kemi pasur disa shpërthime në Sabon Gari këtë mbrëmje, tha komisioneri i policisë së shtetit në Kano, Musa Daura. Mund të konfirmoj 6 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Dëshmitarët thanë se seria e shpërthimeve preku gjithashtu edhe distriktin e mbipopulluar me kristianë, rreth orës 21:30. Njëri prej tyre tha për Associated Press se një shpërthim erdhi nga një Mercedes-Benz i parkuar pranë një kioske, që shiste alkool dhe pije të lehta.

Pas shpërthimit të bombës së parë, u hodha në kanal për tu fshehur. Më pas pati edhe 3 shpërthime të tjera, tha Kolade Ade.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›