Florida, shpërthim në një depo gazi, 15 persona rezultojnë të zhdukur
15 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa dhjeta shtëpi janë evakuuar, pas një seri shpërthimet në një depo gazi në Florida, njoftojnë të martën mediat amerikane.
Gazeta Orlando Sentinel, duke cituar zyrtarë lokalë, shkruan se 24 persona ishin duke punuar në turnin e natës në Blue Rhino, që është një biznes për magazinimin e gazit propanë, kur nisën shpërthimet.
Kjo e përditshme ka shkruar se 15 njerëz janë ende të zhdukur pas këtij incidenti që ndodhi të hënën mbrëma.
Shpërthimet kanë shkaktuar flakë të mëdha, të cilat janë shuar nga zjarrëfikësit.
Shpërthimi i parë ka shkatërruar në tërësi çatinë në këtë depo.