E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri MEND pas rrembimit te 7 te huajve

Jane gjithsej shtate personat e marre peng diten e diel nga persona te armatosur ne nje impiant nafte ne shtetin jug-lindor nigerian Akua Ibom.

Sipas raportimeve te mediave nderkombetare behet fjale per dy franceze dy amerikane dy indoneziane dhe nje kanadez.

Pergjegjesia per pengmarrjen eshte marre persiper nga rebelet e Levizjes per Emancipim te Deltes se Nigerit e njohur ndryshe si MEND.

Te rrembyerit jane te huaj dhe ndodhen ne duart tona. Ne 24 oret e ardhshme do te komunikojme emrat e tyre kane bere te ditur rebelet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›