Pirateria gjyqi i pare pas 100 vjetesh
Pese shtetas somaleze te akuzuar se kane hapur zjarr ndaj nje anijeje te marines amerikane ne brigjet e Afrikes do te dalin ne gjyqin e pare anti-pirateri qe zhvillohet ne 100 vitet e fundit.
Te dyshuarit thuhet se e ngaterruan anijen ushtarake USS Nicholas per nje anije tregtare teksa ajo lundronte ne perendim te Sejcellesit.
Ata dyshohet se i qelluan asaj teksa po patrullonte zonen per pirate por pas kunderpergjigjes se anijes u detyruan te largohen.
Piratet u kapen me vone dhe u derguan ne Shtetet e Bashkuara per tu gjykuar. Procesi qe do te zhvillohet ndaj tyre eshte i pari pas rreth nje shekulli.