E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, sulm me bombë në një universitet, 25 viktima

NIGERI- Në Nigeri, raportohet për të vdekur dhe të plagosur pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri në një universitet në Kano, qyteti më i madh në veriun e banuar kryesisht me myslimanë.

Raportet thonë se sulmi duket të ketë pasur në shënjestër objektet që përdoreshin të dielën nga besimtarët e krishterë.

Agjencia e lajmeve AFP citoi dëshmitarët të kenë thënë se deri në 20 njerëz mund të jenë vrarë, ndërsa Reuters raporton për 15 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. 

Askush deri me tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sekti islamik Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për sulmet e ngjashme të kryera më herët, e të cilat kishin në shënjestër të krishterët. Nga ato sulme kanë vdekur qindra njerëz.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›