Athinë, ekzekutohet me armë një shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytetin grek, Athinë ku një shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas grek në zonën Akarnes.
Incidenti i rëndë nisi në momentin kur një makinë me targa greke ka tërhequr zvarrë një shqiptar 58 vjeçar. Incidenti solli irritimin e bashkëkombësve të tjerë shqiptarë që kishin parë skenën me sy dhe që i janë vërsulur shoferit.
Në një moment shoferi, sipas dëshitarëve, shtetas grek, është larguar për tu kthyer me një armë. Personi kja qëlluar në drejtim të turmës duke shkaktuar vdekjen e një shtetasi shqiptar 53-vjeçar dhe një shtetasi me origjinë pakistaneze 35 vjeç.
Sipas mediave greke shqiptari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve, ndërsa pakistanezi është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.