E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori I i martesës, William dhe Kate e festojnë në intimitet

LONDËR- Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton festuan sot në intimitet përvjetorin e tyre të parë të dasmës, një vit pasi u bashkuan në madhështi dhe në praninë e dy miliardë telespektatorëve.

"Çifti shënon këtë ngjarje si martesë private dhe kaloi fundjavën me miq", deklaroi një zëdhënës i pallatit Shën Xhejms. 

Sipas tij, cifti e ka kaluar këtë përvjetor në ishullin Anglesey, në brigjet veriore të Uellsit, ku kanë edhe një shtëpi të tyren.

Ata u martuan më 29 prill, 2011 në prani të 1.900 mysafirëve dhe një audiencë televizive që arriti në dy miliardë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›