Xhelozi mes të moshuarve, gruaja vret burrin me çifte

65 vjeçari Faik Poka i cili u gjet i pajetë pranë banesës së tij nuk është vetëvrarë, por ka qenë bashkëshortja e tij ajo që i ka marrë jetën.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në banesën e tyre në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ndërsa fëmijët e tyre ishin të martuar dhe jetonin në emigracion, transmeton NOA.
Sipas të dhënave të policisë e cila ka folur mbi këtë ngjarje, thuhet se 60 vjeçarja Fatmira Poka ka qëlluar me çifte të shoqin fare pranë banesës së tyre duke e lënë të vdekur, ndërsa sqarohet se shkak për këtë veprim ka qenë xhelozia e saj ndaj Faikut.
Paraprakisht thuhet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni dhe merrte medikamente për këtë arsye, ndërsa mendohet se një zënkë mes çiftit me në bazë xhelozinë, ka bërë që Fatmira të shkrehë armën mbi bashkëshortin e saj. /Indeksonline/