E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nihat Kahvexhi operohet në gjurin e djathtë

Futbollisti turk që luan me skuadrën e Vilarealit në kampionatin spanjoll, Nihat Kahvexhi, është operuar në gjurin e tij të djathtë. Mjeku i klubit të Vilarealit, Huan Albors, shprehet: “Operacioni përfundoi me sukses. Tani lojtarit i duhet një pushim. Duke filluar nga java e ardhshme do të fillojmë shkallë-shkallë punën për riaftësimin e tij”.

Nihati pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë kohës që ai ishte duke kryer një seancë stërvitore. Nihat Kahvexhi është sulmuesi kryesor tek skuadra spanjolle e Vilarealit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›