Nik Xhelilaj merr çmimin “Shooting Star”

Të martën në mbrëmje, në festivalin e filmit në Berlin, Berlinale, aktorit shqiptar Nik Xhelilajt iu dha çmimi “Shooting Star 2011”.
28 vjeçari Xhelilaj, siç argumentoi në emër të jurisë aktorja gjermane Heike Makatsch, tek portreti i Benit në filmin “Shqiptari” i sjell të dyja, si intensitetin ashtu edhe butësinë, duke i dhënë kështu rolit një kompleksitet befasues.
Ishte Ralph Fines, i njohur sidomos për rolin kryesor në filmin “Pacienti anglez”, ai që u dorëzoi dhjetë talenteve të reja skulpturën e sponsorizuar nga Studioja e Babelsbergut, duke u bërë kështu mentori i tyre për një natë.
Publiku i Berlinales do të ketë rastin ta shohë Xhelilajn ditën e diel, 20.2.2011, në kuadër të serisë "Perspektiva e Filmit Gjerman", ku do të shfaqet edhe filmi "Shqiptari". Në fillim të vitit ky film u shpall fitues i çmimit “Max Ophuels”.