Obama: Rajoni t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të popullit

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 22:05
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se vendet e Lindjes së Mesme duhet të njohin urinë e popullit të tyre për ndryshime dhe të sigurojnë një rrugë paqësore drejt mundësive më të mëdha.
Duke iu referuar protestave që çuan në largimin e presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, Obama tha se duket qartë që brezi i ri bën thirrje për më shumë liri.
Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitetin e rajonit, derisa protestat antiqeveritare janë përhapur në Iran, Bahrein, Jemen e gjetiu.
Ai bëri thirrje për një përgjigje paqësore, duke dënuar dhunën e autoriteteve iraniane ndaj mbështetësve të demokracisë.