Lans Armstrongut i hiqen titujt, kurrë më ‘Tour de France’
TIRANE-Agjencia Anti-Doping e Shteteve të Bashkuara(USADA) bën të ditur se ia ka hequr Lans Armstrongut shtatë tituj të Tour de France dhe ia ka ndaluar përjetë që të marrë pjesë në garat e çiklizmit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Armstrong deklaroi të enjten se nuk do t’i sfidojë akuzat e USADA-s se ai ka marrë substanca të palejuara gjatë karrierës së tij, duke thënë ”mjaft është mjaft”, por duke mohuar se ka përdorur ndonjëherë substanca që përmirësojnë performancën.
Armstrongu, një i mbijetuar nga kanceri që konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj në çiklizëm.
(d.b/BalkanWeb)