E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikaragua dhe Venezuela ofrojnë azil për Snowden

Presidentët e Venezuelës dhe Nikaraguas, janë të gatshëm t’i ofrojnë azil politik Edward Snowdenit, njeriut që publikoi dokumentet mbi përgjimet amerikane.

Nicolas Maduro, president i Venezuelës, tha se do t’i ofrojë azil politik të kërkuarit, i cili besohet se fshihet përkohësisht në aeroportin e Moskës.

Ndërkohë, edhe presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, tha se vendi i tij është i gatshëm gjithashtu t’i ofrojë Snowdenit strehim politik.

Sipas Wikileaks, Snowden ka aplikuar në jashtë vende të tjera për azil politik, por faqja e njohur shkruan se nuk do t’i bëjë të ditura se cilat janë ata vende.

Deri më tani, Snowden ka kërkuar azil politik në 21 vende, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë refuzuar kërkesën e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›