E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Casillas pritet të bëhet baba, Sara 3 javëshe shtatzënë

SPANJE - Portieri i Real Madridit, Iker Casillas dhe partnerja e tij, Sara Carbonero, janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes së spanjollit, ndërsa thuhet se Carbonero është në javën e tretë të shtatzënisë.

Pas kthimit nga Brazili (ku qëndruan për Kupën e Konfederatave), prindërit e ardhshëm do të shkojnë për pushime në një destinacion të panjohur.

Sara Carbonero, e cila është gazetare sportive, e ka filluar lidhjen me portierin Casillas që nga viti 2009.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›