Nikaragua viktima e te plagosur

Arkiv Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Nikaragua mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Daniel Ortega, pas zgjedhjeve të diskutuara presidenciale të ditës së diel
Sipas policsë, të paktën 4 persona janë vrarë gjatë përleshjeve të dhunshme që janë zhvilluar në zona të ndryshme të vendit.
Kandidati kryesor i opozitës për postin e presidentit Fabia Gadea deklaroi pas publikimit të rezultatit zgjedhor se procesi ishte manipuluar. Vëzhguesit e BE-se dhe ata të pavarura gjithashtu vunë në dyshim transparencën e procesit të votimit dhe pavarësiën e autoriteteve zgjedhore.
Dhuna më e ashpër u regjistrua në dy qytete veriore, ku palët rivale përdorën edhe armët e zjarrit. Sipas policisë mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa situata në vend vazhdon që të jetë e tensionuar. Vetë presidenti Ortega, i cili ndryshoi kushtetutën për të fituar mandatin e tretë, i kërkoi opozitës që të pranojë rezultatin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Tetovë, Berisha: Ridimensionim elitës intelektuale