E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lind dita e arsimit?

frshNga Bledi Mane- Public Enemy

1./Nga Frashëri një letër për teta ministren

Teta Lindita, unë nuk e dija që sot fillonte shkolla.

Kur qengji im manar erdhi më lëpiu te fytyra siç bën çdo mëngjes, mendova se ishte trembur nga rrufetë që po zverdhnin qiellin e fshatit e donte të shtrihej pranë meje. Pastaj si nëpër ëndërr dëgjova zërin e babit që më thoshte se nuk do punoja. Unë kam dy javë që po ndihmoj edhe në vjeljen e rrushit, edhe në ndezjen e zjarrit për kazanin e rakisë. Uuuuu, më fal se harrova që nuk të tregova kush jam.

Emri im është Alfred dhe jam 12 vjeç.

Unë jetoj në fshatin Frashër të Përmetit dhe kisha harruar fare që sot fillonte shkolla. Babi ma kujtoi se e kishte shënuar te kalendari që kemi varur te oborri i shtëpisë. Librat nuk mi kanë sjellë ende se vëllai që kemi në Greqi do na dërgojë ca euro muajin tjetër dhe unë atëherë do i blej. Për vëllain më ka marrë malli se vetëm dy herë kam folur në celular. Ne kemi një telefon në shtëpi ngjyrë blu, dhe unë sa herë e shikoj sipër televizorit, më vjen për të qeshur. Më kujtohet mësuesi që kemi te shkolla e fshatit, sepse edhe telefoni edhe mësuesi kanë të njëjtin emër, mësues Nokia, telefon Nokia. Me vëllain fola kur mami me babin u ngjitën te ajo kodra e lartë përballë shtëpisë tonë sepse vetëm atje më thanë që kap vala. Por edhe një herë vjet në dimër kur më doli vëllai në ëndërr, unë morra telefonin fshehurazi dhe u ngjita te kodra por nuk fola dot se ishte ftohtë dhe bora binte shumë e donte të më mbulonte të tërin sikur mua nuk më njihte nga isha.

Këtu në Frashërin tonë jemi vetëm 6 shtëpi dhe 23 banorë. Një shtëpi është bosh fare dhe tre nga banorët e saj rrinë vetëm në oborr. Sa herë që mësues Nokia nuk vjen për në mësim, ne shkojmë te shtëpia e zbrazur që e kemi përballë shkollës dhe ulemi pranë tre busteve të vëllezërve.

Teta Lindita, babi më thotë gjithmonë që duhet të bëhem si një nga ata të busteve, por kur shkoj të matem me ta, vetja më duket edhe i shkurtër, edhe pa qime në fytyrë. Ai i mesit më duket më miqësor. E ka emrin Naim, ndaj edhe kur jam i mërzitur, shkoj ulem pranë tij, dhe kur s’ka njerëz, i recitoj vjershat që ka shkruar për ne.

Sot u gëzova shumë se nuk shkova që në mëngjes ta ndihmoj babin. Kishim ditën e parë të shkollës dhe u mblodhëm të gjithë aty që në mëngjes. Pritëm deri nga ora nëntë sa erdhi mësuesi që hapi derën. Ishim bërë pis me baltë se po luanim nën shiun që donte të na largonte nga inati, por më beso që asnjë nga ne 8 nxënësit nuk iku. Kur mësuesi hapi derën e shkollës dhe u ulëm te klasa përballë, filluam si të çmendur ti mburreshim Sonilës, asaj vajzës së vogël që e vetme hyri në klasën e parë. Ajo u hutua krejt dhe filloi të qante por fat që në oborrin e shkollës u shfaq qengji im manar ndaj të gjithë u sulëm të luanim me të. Edhe Sonila e vogël e harroi të qarën, derisa mësues Nokia na thirri për të na folur për mësimet.

Unë as nuk e kisha mendjen fare sepse prisja me padurim ti tregoja për ty. Siç duket vetë mësuesi e kuptoi entuziazmin tim dhe para klasës së përzierë më qortoi:

-Sandër, edhe internet të kesh parë, nuk do dukeshe kaq kokoroz!

-Intrenet, e pyeta unë dhe ndjeva se u skuqa në fytyrë sikur të isha pranë kazanit të rakisë.

-Mësus Nokia, unë nuk e di mirë çfarë është intrenti, fola me zë si blegërima e manarit, por kam një sekret të madh për të thënë.

-Një djalë i vogël di një sekret të madh!- qeshi mësuesi, por unë u skuqa dyfish sikur kësaj here po provoja rakinë e nxehtë që pikonte nga ulluku i kazanit të babit.

Morra guximin siç bëj kur recitoj para busteve të shtëpisë bosh dhe teksa më preku edhe vështrimi i Sonilës së vogël që tani pas qarjes fshinte qurret me mëngën e djathtë, fola si burrë, fola edhe si vëllai im, edhe si babi:

-Mësues Nokia, unë e di që kush është ministrja e shkollave në Tiranë. Ma ka treguar një fotografi kushëriri im Bledi që erdhi në Frashër në behar. Bledin, që e kam djalin e xhaxhait, e ka pasur mësuese te shkolla e Ismail Qemalit. Ajo quhet zysh Lindita Nikolla edhe syza ka, edhe flokët e verdha si vjeshta që puth fshatin tonë në tetorin kur përkujtojmë vdekjen e Naimit.

-Zysh, zysh! Çfarë është zysh, pyeti gjithë klasa dhe zëri iku nga dritaret e grisura pa xhama.

-Zysh do të thotë mësuese në Tiranë, ngaqë është qyteti më i madh, u përgjigja unë rrufeshëm sepse isha përgatitur për këtë ditë dy muaj rresht.

Mësues Nokia qeshi, ma aprovoi pa fjalë risinë dhe shtoi:

-E pashë dje në televizor. Mësuese Lindita është ministre që do të thotë është drejtoresha e madhe e të gjitha shkollave dhe universiteteve të Shqipërisë.

-Te le vi zorrrrrrrrrrrr?-rënkuam të gjithë si pensionistë ne vocërrakët frashërllinj.

-Mësus, mësus, po neve na thanë ata xhaxhat që erdhën në qershor që televizorët nuk do i mbani si kafazat e pëllumbave. Nga televizorët që keni në shtëpi do shikoni edhe jetën, edhe kukullat, edhe sportin, edhe veten, edhe muzikën, edhe Tiranën, edhe botën. Kështu na tha xhaxhi Genci, xhaxhi Beni, xhaxhi Ladi, xhaxhi Erjoni, xhaxhi Vangjeli. Ata premtuam që qeveria e re do u sjellë edhe valë për telefonat, edhe valë për celularët.

Mësues Nokia u ngërdhesh, rrotulloi kokën rreth qafës së hollë, shtrembëroi buzët dhe psherëtiu:

-Lërini këto qeveritë dhe premtimet e tyre. Mua kanë 12 vjet që më gënjejnë që do më largojnë nga Frashëri. Më mbytën në këtë humbëtirë. Nuk janë punë për ju. Nga java tjetër sillni dru të gjithë se dimri do kafshojë më herët këtë vit. Po gjetët kush e ka vjedhur sobën e shkollës do u sjell të shikoni nga afër një kompjuter që është edhe magnetofon me muzikë, edhe televizor për filma.

-Sobën, pyeta unë si i nxirë nga turpi. Sobën, sobën….

Shtrëngova dhëmbët të kyçja gojën ngase nuk doja të flisja më tepër. Vërtik u çova nga banka plot pluhur e klasës, shtyva derën e parë, derë e dytë, vrapova mes baltës së oborrit dhe mbajta frymën te kasollja në krah të shtëpisë time. Qengji manar blegëriu vetëm një herë dhe pas meje vrapoi i gëzuar. Sa mbërrita te shtëpia i thirra nënës time dhe iu luta për ndihmë.

-Ma, maaaaa! Mësuesi nuk di gjë për sobën. Hajde ta çojmë te shkolla.

Ime më zgjati kokën te dera e rënë e kasolles dhe pa bërë zë përveshi mëngët. Unë para, ajo pas ecnim sforcuar me sobën cilindrike që na merrte frymën. Si dy supermen-a u dhamë te dera e klasës me sobën ngarkuar. Mësuesi shtangu, nëna ime qeshi. Goja e hapur i dukej e shëmtuar dhe ata pak dhëmbë që i nxinin ndanë buzëve dukej sikur më kafshonin edhe mua nga turpi.

-Mësus, mësus, unë e mora sobën në behar te shpia ime se donin ta vidhnin për skrap një makinë me tre burra që kishin ardhur këtej. E dinë ed

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›