E Diel, 1 Nëntor 2026

Niko Peleshi: Shqipëria duhet të dëshmojë në praktikë se është gati për BE-në

Niko Peleshi gjatë fjalës së mbajtur në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, theksoi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka hyrë në një fazë të re, pas hapjes së të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Në cilësinë edhe të bashkëkryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Peleshi deklaroi se anëtarësimi

në Bashkimin Europian është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe si rrjedhim, prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë.

Peleshi: Tashmë kemi hyrë në një fazë përcaktuese të procesit të negociatave ku fokusi po zhvendoset nga miratimi i ligjeve tek zbatimi i tyre efektiv dhe i matshëm. Këto objektiva nuk mund të arrihen vetëm me punën dhe këmbënguljen e Shqipërisë. Angazhimi politik dhe koherenca strategjike mbi zgjerimin e Parlamentit Europian, institucioneve të BE-së dhe të vendeve anëtare, janë faktorët që mbajnë ndezur dritën në fund të tunelit të gjatë të anëtarësimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›