Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit ne Fier: Vëmendje e komunikim të shtuar lidhur me sigurinë në shkolla.

Në vijim të turit të takimeve me strukturat e arsimit parauniversitar në nisje të vitit shkollor 2026-2027, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, është ndalur në Fier, ku ka mbledhur të gjithë drejtuesit e shkollave dhe zyrave arsimore vendore të Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe nga ku dha disa mesazhe dhe udhëzime të rëndësishme për organizimin e vitit shkollor.
Ministrja e nisi fjalën e saj me rëndësinë e Kodi të Etikës dhe komunikimin në rolin që kanë drejtuesit e shkollave si ndërmjetës të komuniteteve.“Të dashur kolegë, nuk jeni thjesht drejtor i asaj shkolle, jeni prind, menaxher i shkollës, psikolog i shkollës; nxënësve dhe mësuesve dhe prindërve. Jeni ndërmjetësi më i rëndësishëm mes shkollës dhe komunitetit, bashkisë, njësive administrative. Dhe kjo ka qenë arsyeja pse këtë vit, ditën e parë të shkollës, e caktuam si një ditë pa orar mësimor, por që ia dedikuam komunikimit”, tha ministrja Kumbaro.
Kumbaro përmendi kalendarin e aktiviteteve nga olimpiadat kombëtare, tek “Lëvizja për lexim 2.0” e cila do të nisë së shpejti.