Kinë, protesta anti-Japoni në shumë qytete

Në Pekin, protestuesit sulmuan me gurë dhe shishe teksa u rrekën të kalonin një barrikadë me policë. “BBC” njofton se ka raporte për protesta në të paktën 11 qytete të tjera.
Tensionet u rritën ndjeshëm javët e fundit, kur Japonia dërgoi ekspedita për inspektim në Ishujt të njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë. Më pas, Tokioja zyrtare njoftoi se i kishte blerë këto ishuj nga pronari i tyre japonez.
Si kundërpërgjigje, Pekini dërgoi gjashtë anije mbikëqyrëse në ujërat pranë ishujve. Ndërkohë që tani në mbarë vendin mbahen protesta anti-japoneze, çka i hedh më shumë benzinë zjarrit./Start/F. Prroni/
2012-09-15 16:02