E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi me gurë 24-vjeçaren, “arrest me burg” për autorin

Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin e 24-vjeçares Fatjona Sula.
 

Trupi gjykues e ka shpallur fajtor 27-vjeçarin Çelnik Meliqi i cili ka masakruar me gurë nënën e dy fëmijëve.
 

Pas ndalimit nga policia, 27-vjeçari pranoi autorësinë e krimit duke theksuar se e kishte vrarë 24-vjeçaren për motiv e xhelozie.

24-vjeçarja Fatjona Sula, u gjet e masakruar, gjysëm e zhveshur, poshtë një ure, të mërkurën e 12 shtatorit në Qafë Thanë, të Pogradecit. Viktima u pikas nga një bari, i cili më pas njoftoi edhe policinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›