Sondazhet për zgjedhjet, Obama e Romnej vlerësohen njëlloj
Sondazhet mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë treguar se mbështetja për Presidentin aktual, Barak Obama dhe rivalin e tij nga republikanët, Mit Romnej, është e barabartë. Sipas sondazheve të fundit nga kompani të ndryshme anketimesh, Obama dhe Romnej ose vlerësohen njëlloj, ose kanë një diferencë të vogël me avantazh për Barak Obamën. Sipas Gallup, Obama dhe Romnej do të marrin nga 46 për qind mbështetje secili në garën finale të nëntorit. Sipas anketimeve, një nga pikat kryesore ku do të përplasen ata do të jetë ekonomia, për të cilën Obama duhet të përgatisë një mburojë që të mos i kthehet në armë kundër vetes. Deri tani, ekonomia amerikane nuk ka pësuar rënie problematike, por Presidenti ka deklaruar shumë shpesh se vendi dhe e gjithë bota është e rrezikuar nga kriza në eurozonë dhe situata mund të ndryshojë.