E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Serbia në duar të sigurta

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se qëndrimi i udhëheqjes së lartë serbe për marrëveshjen me Kosovën, do të bëhet i ditur sot dhe se ai do të jetë qëndrim i unifikuar.

Qëndrimi i udhëheqjes së lartë shtetërore, i cili do të jetë i unifikuar, do të shpallet të hënën. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ajo çfarë ka ofruar Brukseli nuk është ofertë, por ultimatum, ka thënë Nikoliç.

Nikoliç tha se Serbia do të insistojë që negociatat të mbahen nën mbikëqyrjen e OKB, anëtare e së cilës jemi.

Nikoliç gjithashtu ka siguruar qytetarët se Serbia është në duar të sigurta.

Autoritetet serbe kanë thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, e cila është ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë-Beograd, nuk ka ofruar kompetenca për asocionin e komunave serbe në fushën e gjyqësisë dhe policisë, si dhe nuk ka parashikuar mospraninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›