Nikoliç do të takojë serbët e veriut të Kosovës

Pak ditë pasi ushtarët e KFOR-it u përleshën me serbët e Kosovës për largimin e barrikadës së Rudarë, presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka theksuar se ishte gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës.
Në një intervistë për B92, Nikoliç ka theksuar se ka në plan që të takohet me serbët e Kosovës për të diskutuar për reagimin e vendit të tij ndaj operacionit të KFOR-it në të cilin u plagosën 3 serbë dhe dy ushtarë të KFOR-it.
“Qytetarët duhet ta dinë se çfarë i pret ata dhe çfarë vendime do të marrë shteti i tyre ka theksuar Nikoliç duke shtuar se Prishtina po kërkon t`i manipulojë ata.
Gjithashtu presidenti Nikoliç do të nisë takimet këtë javë me zyrtarët e partive politike, në përgatitje për formimin e një qeverie të re.