Incko: Mohimi i genocidit i papranueshëm

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Incko ka deklaruar se mohimi i geoncidit është i papranueshëm dhe se ballafaqimi me krimet e luftës është hapi i parë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.
“Mohimi i genocdit në Srebrenicë është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka thënë Incko, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ri serb, Tomisllav Nikollç, se në “Srebrenicë nuk ka ndodhur genocid”.
Incko ka thënë se mohimi i genocidit është ofendim për famijlet e viktimave, si edhe për njerëzimin në përgjithësi dhe i shërben vetëm shtimit të tensioneve.
Deklarata e Nikoliçit ka nxitur edhe reagimet në Bashkimin Evropian, ku është thënë se “nuk do të lejohet që të rishkruhet historia”.