Nikolic, i gatshëm të takojë Jahjagën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, është i gatshëm për të biseduar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Jelko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Sipas tij, Nikolici, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.
Nikolic ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.