Bëhuni të fortë

Nuk është as hoxhë, e as prift, por u kthye në Kosovë pikërisht për të proklamuar projektin e tij për tolerancën ndërfetare.
Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair të hënën gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, e cilësoi dialogun si zgjidhjen më të mirë për të tejkaluar problemet, qofshin ato fetare apo konflikte ndëretnike.
Njeriu, i cili ishte një nga burrështetasit kyçë për të vënë në lëvizje intervenimin e NATO’s kundër caqeve serbe në fund të viteve ‘90 që çoi në çlirimin e Kosovës, nuk hezitoi të komentojë edhe rreth proceseve politike të vendit.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve të vendit më të ri në Europë që të marrin shtetin në duart e tyre. Ndërsa, duke folur rreth problemeve të përhershme në Veri të Kosovës, tha se zgjidhja për këtë pjesë të vendit nuk është tërësisht në duart e institucioneve shtetërore të Kosovës.
“Zgjidhja e këtij problemi nuk është në duart tuaja. Bëni atë çfarë mund të bëni ju. Dhe lërini të tjerët të bëjnë atë që do të bëjnë. Sa më i fortë që të bëhet shteti, aq më e lehtë do të bëhet zgjidhja e këtij problemi”, ka thënë Blair në një konferencë për media, të hënën.
Ai po ashtu foli edhe për përshtypjet e tij gjatë vizitës së dytë në Kosovë duke pohuar se ka progres.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...