E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshpëron filmi i Cruise

Në filmin e tij të fundit, “Rock of Ages”, aktori i njohur, Tom Cruise, këndon. Ndoshta më mirë do të ishte sikur të kishte heshtur, sepse filmi filloi me debakël në arkat e kinemave.

Edhe pse u paralajmërua si hiti më i madh filmik i kësaj vere, muzikali me Tom Cruise në rolin kryesor nuk po i pëlqen as publikut e as kritikës. Në javën e parë të shfaqjes nëpër kinematë amerikane, filmi "Rock of Ages" mezi arriti të inkasojë pak më shumë se pesë milionë dollarë.

Promotorët e tij u munduan që filmin ta paralajmëronin sa më mirë, mirëpo kritikët filmikë amerikanë atë e vlerësuan si të pavlerë, sepse “Tom nuk di të këndojë”.

"Ky është një muzikal, dhe nëse ai nuk di të këndojë, atëherë do të ishte më mirë nëse do të kishte kënduar dikush tjetër”, theksojnë kritikët.

Në fakt, "Rock of Ages" është një rrëfim dashurie që tregohet nëpërmjet këngëve të heavy-metal grupeve të viteve të 80’a. Ndryshe, përveç Cruise, në film luajnë edhe Chaterine Zeta Jones dhe Alec Baldvin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›